Iku nga burri i dhunshem tek prinderit, por e ema nuk e pranoi

  • 4 years ago
?Historia ime? në Tv Klan, ditën e sotme solli historinë e vështirë të 36-vjeçares nga Librazhdi. Violeta Hysa është martuar në moshën 28-vjeçare me mblesëri dhe fryt i asaj martese ishin 3 fëmijë. Marrëdhënia me bashkëshortin nuk ishte aspak e mirë sepse ai e keqtrajtonte atë, por edhe fëmijët.

Kur djali i vogël, që sot nuk jeton më ishte dy javësh, ajo vendos që të largohet nga shtëpia së bashku me 3 fëmijët. Shkon tek familja e prindërve, por edhe aty dera u mbyll sepse mamaja e saj nuk i pranoi nipin dhe mbesat nga frika e mentalitetit. Violeta mbetet mes katër rrugëve, së bashku me fëmijët e mitur dhe këtu fillon dhe një tjetër periudhë e vështirë për të.

Recommended