Rama: Brenda 2020-s përfundojnë banesat në zonat rurale! Ngrihen dhe kantieret e ndërtimit

  • 4 years ago
VORE- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë, në familjen Hoxha e cila pas përfitimit të bonusit të qirasë si pasojë e dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, tashmë një strehë ku të fusë kokën. Kreu i qeverisë tha gjatë fjalës së tij se brenda vitit 2020 do të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe do të jenë ngritur të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete

"Brenda vitit 2020 do të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe do të jenë ngritur të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete. Thjesht na duhet tani të përfundojmë inventarin e të gjitha dëmeve, në kuptimin e shtëpive që do të prishen, dhe pastaj do të sjellim gjithë shtëpitë e reja, kurse për pallatet po bëjmë projektet dhe do t?i rindërtojmë. Për ata që janë në shtëpi private është më e thjesht, ndërsa për pallatet do të kërkojë më shumë kohë, por e rëndësishme është që ju nuk do të lëvizni që këtu derisa të përfundohen shtëpitë e rej. Në 17 shkurt kemi edhe konferencën e donatorëve, ku shpresoj se do të marrim mbështetje. Unë do të bëj disa vizita përpara në disa vende për t?i shtyrë pak, se bota ka hallet e veta. Çdo ditë sillen halle të reja dhe vjetërohen shpejt hallet. Por ne jemi përpjekur të mos harrojnë duke i mbajtur gjithë kohës në informacion. Do të bëjmë një konferencë donatorësh dhe pastaj do të jemi më të qartë se çfarë do të bëjmë, por me ata, pa ata, ne do t?i bëjmë?, ? tha Rama.

Recommended