Report TV - Tërmeti/ Voda: Rreth 3000 familje kanë përfituar bonusin e qirasë, hetimet vijojnë

  • 4 years ago
"Në qytetin e Durrësi janë plotë 1310 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit  që kanë përfituar nga bonusi i qirasë të dhënë nga bashkia. Ndërkohë në Shijak 1266 familje ndërsa në Krujë numri i familjeve është më i ulët me 382 familje." kjo ka qenë deklarata e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila ishte e ftuar në studion e lajmeve në Report Tv.

Zv.ministrja ka shtuar se dhënia e bonusit të qirasë po bëhet sipas verifikimeve dhe sipas familjeve që janë me shumë në nevojë."Po punohet shumë ngushtë. Shtabi i Emergjencës është në të njëjtin ritëm edhe pse fokusi është në strehimin afatgjatë. Fokusi është edhe tek dhënia e bonusit të qiras. Ndodh mbivendosja e shifrave, por Durrësi fillimisht pati miratuar një listë prej 660 familjesh, lista tjetër deri në fund të dhjetorit ishin 1310 familje . Sot është miratuar për shkaka të fluksit në Durrës, numri total i listës  3863 familje përfituese nga bonusi i qirasë. Përfitojnë po kjo shifër e familjeve. Kemi dhënë me shumë se 50%. 80% e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjerë kanë pasur mungesë dokumentacioneve. Nga listat kanë prioritete familjet  më në nevojë. Duhen të gjejnë banesa të tjera me qira. Numri total i familjeve që përfitojnë është 1266 familje. Ndërkohë në Krujë lista është me 382 familje që kanë fituar bonus qiraje. Janë në bashkëbisedime me kryetarët e familjeve. Shteti ofron standardin minimal. " është shprehur Voda.

Recommended