Pushimi i hetimit për Bashën/ Braçe e Balla publikojnë dokumentet e DASH: Fakte për kallëzim të ri

  • 4 years ago
Lulzim Basha kërkon të fsheh imunitetin unik për të mos u gjykuar kurrë, ndërsa PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marrë për llogari të saj 670 mijë dollarë!' , ky ka qenë reagimi Zv.kryeministri, Erion Braçe për pushimin e hetimit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj Partie, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi, të cilët akuzoheshin për ?Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve? për lobimin e 675 mije dollarëve.

Duke shpërndarë disa dokumente, Braçe këmbëngul se Lulzim Basha është fajtor ndërsa thotë se dokumenti është firmosur nga Nik Muzin dhe pikërisht vetë kreu i PD. Braçe akuzon Prokurorët duke thënë se nuk kanë lejuar që të hetohet apo të gjykohet rreth Bashës, Ristanit e Dervishit.Ndër të tjera Braçe shkruan se për këtë çështje u tha se nuk ka prova, por në të vërtetë provat janë të sakta.

"Nuk ka prova! Nuk ka prova! Lulzim Basha kerkon te fsheh imunitetin unik per te mos u gjykuar kurre, keshtu! Prova? Ja ku jane e ja bejne muuuu! Nuk jane letra bakalli, jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencine me serioze ne bote; Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes. Prokuroret e gjykatesit ne Tirane nuk kane lejuar te hetoet e gjykohet rreth tyre Zero! Kur nuk hetohet nuk ka prova, afermendsh! Por ne zyra amerikane ato jane, jane publike-ne dallim nga ketu, i shohin e i marrin te gjithe. Prova thote se Nik Muzin njeriu nen kontrate me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marre per llogari te PD 670 mije dollare! Tani, ose genjen ai nen betim dhe pergjigjet ne Amerike per kete, ose genjejne ketu Lulzim Basha e zarat e tij dhe kane imunitet e as hetoen e as gjykohen. Provat ja bejne muuuuu, imuniteti ndaj drejtesise nuk i ben te padukshme!" shkruan Braçe.

Recommended