Report TV - Reforma zgjedhore, Kryemadhi shkon në zyrën e Bashës

  • 4 years ago
TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme, shoqëruar nga ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha në selinë blu. Pas tyre, në selinë e Partisë Demokratike, ka mbërritur edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Takimit i janë bashkuar edhe aleatë të tjerë, Dashamir Shehi i LZHK-së, dhe Agron Duka, i partisë Agrare Ambientaliste.

Takimi në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet për situatën politike dhe aksionin opozitar. Opozita jo parlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore, ndërsa që ky proces është duke u zhvlluar edhe në Kuvend në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

Recommended