Edlira Çepani: Krimi ne Paskuqan mund te ishte evituar

  • 4 years ago
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Paskuqan, ku kunati vret kunatën ka tronditur publikun. Erdet Çapoku, 34 vjeç kishte shkuar në banesën e kunatës së tij në gjendje të dehur dhe fillimisht kishte goditur mamanë e viktimës me sende të forta duke e lënë pa ndjenja dhe më pas kishte masakruar Enkelejda Çapokun 39 vjec.

Krimi ka ndodhur në sy të vajzës së saj vetëm 17 vjeç. Në gjykatë, autori ka pranuar krimin duke thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe kishte bindje të forta se kunata i tradhtonte të vëllanë.
Për të diskutuar për ngjarjen e ndodhur, këtë pasdite të ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan ishin psikologu i njohur Edmond Dragoti dhe aktivistja e njohur e shoqërisë civile Edlira Çepani.
Aktivistja Çepani shprehet se ngjarja e ndodhur mund të ishte evituar nëse do ishte trajtuar më me seriozitet denoncimi i bërë më herët nga ana e viktimës.

Recommended