3 të rinjtë që torturuan dhe mbytën në rezervuar 50 vjeçaren në Mallakastër lihen në burg

  • 4 years ago
FIER- Të braktisur nga familjarët dhe nën masa të shumta sigurie kanë dalë sot në Gjykatën e Fierit tre të rinjtë që mbytën me peshqir 50-vjeçaren Drita Saliaj e më pas e hodhën në rezervuar, pak ditë më parë.

Gjyqtarja Olkeda Lica ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg' për tre të rinjtë. Report Tv mëson se gjatë seancës, avokati i Ervis Zotaj është shprehur se klienti i tij në ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë tek motra e tij, duke mohuar autorësinë për këtë akt të rëndë.

Recommended