Paskuqan/ Vret kunatën me dru në kokë, e përndiqte pas burgosjes së të vëllait

  • 4 years ago
Në shtëpinë me qira në Paskuqan, të Enkeleda Capokut, 39 vjeçe, e cila mbrëmjen e së enjtes u vra nga kunati i saj 34 vjeçar, Erdet Capoku.


Ai ka hapur derën e shtëpisë me force, dhe personi i parë me të cilin është përballur ka qenë mamaja e Enkeledës, të cilën e ai e ka goditur, dhe me pas ka shkuar në dhomën ku Enkeleda flinte me të bijën e saj 18 vjeçare. Ai e ka goditur Enkeledën me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekjen në vend.

Erdet Çapoku, autori i kësaj ngjarjeje u largua menjëherë pas krimit të rëndë që kreu, por mesditën e së premtes u arrestua nga policia në Tiranë, në zonën e Laprakës.

Vrasësi 34 vjeçar, deri dy vite më parë, ka jetuar në shtëpinë e Enkeledës, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit prej shtatë vitesh ndodhet në burg.

Por në një moment, Enkeleda vendos t?a largojë kunatin e saj nga shtëpia, dhe Erdeti del në një tjetër shtëpi me qira. Këtu dyshohet se lindën pikërisht edhe konfliktet pasi Erdeti i kërkonte Enkeledës, orendi dhe sende shtëpiake. Konflikte këto që shuhen pasi ai merr orenditë që kishte kërkuar.

Por megjithatë, konfliktet duket se nuk u mbyllën me kaq. Erdeti fillon përndjekjen ndaj Enkeledës, duke i bërë foto të cilat ia çonte bashkëshortit të saj në burg. Kjo konfirmohet edhe nga kunati i Enkeledës, burri i motrës së saj.
Pikërisht pas këtyre episodeve, Enkeleda, vendos që në muajin shtator të vitit të kaluar të bëjë denoncim në polici ndaj kunatit të saj për përndjekje, për të cilin familjarët ngrenë pretendimin se ka pasur urdhër mbrojtjeje.

Por megjithatë burime të policisë bëjnë me dije së për Enkeledën nuk ishte dhënë një urdhër mbrojtjeje.
Ndërkaq, sipas familjarëve Enkeleda, vazhdonte të ishte nën kërcënimet e Erdetit, kunatit të saj, i cili i kishte kërkuar viktimës të tërhiqte denoncimin në të kundërt do ta vriste. Akt të cilin e finalizoi mbrëmjen e së enjtes, në shtëpinë e viktimës.

Enkeleda së bashku me të bijën e saj, punonin në një fabrikë këpucësh, për të siguruar jetesën e tyre, e po ashtu me to jetonte edhe nëna e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Paskuqan#Vrasja#TopChannel

Recommended