VMRO-LSDM pajtohen për vjetërsimin e lëndëve

  • 4 years ago
LSDM-ja dorëzoi në kuvend nismën për ndryshimin e Kodit Penal me të cilën synon që të pengojë vjetërsimin e lehtë të veprave penale të politikanëve dhe zyrtarëve. Propozon që afati për vjetërsimin e lëndëve të rritet për tre herë më shumë. Me ndryshimet pajtohet edhe VMRO DPMNE-ja e cila paralajmëron propozime që politikanët e amnistuar të mos mund të emërohen në pozita udhëheqëse dhe të mos ketë amnisti për funksionarët e lartë.