Report TV -Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Rama shpalos objektivat

  • 4 years ago
VJENE-Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e sotëm Edi Rama mbërriti në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger. Edi Rama e konsideroi këtë një moment historik për Shqipërinë. "Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme" tha Rama.

Më pas kryeministri shqiptar mori fjalën dhe prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Dialogu, ishte kryefjala e përparësive në fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare, por edhe lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit, dhunës ndaj grave, toleranca, etj. Një tjetër përparësi sipas tij është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Rama tha se misionin do ta nisë nga Ukraina.

Recommended