Report TV -Çekaj: Kondili më sulmon se jam nga Tropoja dhe jo vlonjat...

  • 4 years ago
TIRANË - Arbër Çekaj, biznesmeni i cili akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancën e sotme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli tha se nuk i druhet asnjë kërcënimi.

"Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kuliçi dhe mbiemrin Kuliçi që kam pasur unë më herët. Unë nuk kam asnjë problem me Kondilin. Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteinerët ja la deri në fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kuliçi e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora. Nuk kam asnjë problem me vlonjatët, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun dhe unë jam në burg. Çfarë grupi kriminal kur gënjyet Gjermaninë duke dhënë garanci për proces të rregullt e manipuluat provat? Siç merrni miell, grurë nga Serbia merrni edhe një prokuror për mua nëse nuk ka prokuror tjetër SPAK. Kondili fitoi vettingun e SPAK në kurrizin tim, por ja që kryetar nuk e bënë ndaj të japë dorëheqjen do ishte e ndershme", është shprehur Çekaj sot në gjyq.

Recommended