Aksioni/ I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, bllokohet një tjetër mjet luksoz

  • 4 years ago
Policia ka vijuar me planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.


Kështu u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Po ashtu u bë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Policia Kufitare vijon zbatimin e masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur.

I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t?i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Procedohen penalisht dy shtetas.

Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.

Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale ?Trafikim i mjeteve motorike? dhe ?Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi? dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjirokaster#Policia#TopChannel

Recommended