16-vjecari masakron gruan e xhaxhait gjate grabitjes

  • 4 years ago
Një 50-vjeçare nga Gjerbësi i Mallakastrës është vrarë nga nipi i bashkëshortit dhe 2 shokët e tij, pas tentativës për të grabitur shtëpinë e saj.

Drita Saliaj duket se ka njohur djalin e kunatit të saj 16-vjeçar, një bashkëmoshatar të tij dhe një 26-vjeçar, kur kanë hyrë në banesën e saj të dielën e 5 Janarit.

Sipas njoftimit të policisë, ajo ka bërë rezistencë, ndaj dhe 3 autorët e kanë lidhur këmbë dhe duar me litar dhe e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës, nga ku është nxjerrë nga polumbarët e forcave RENEA.

Sipas policisë, në momentin e hedhjes 50-vjeçarja ka qenë e gjallë dhe vdekja ka ardhur nga mbytja.

Tre të rinjtë u arrestuan sot nga policia.

Drita Saliaj jetonte e vetme, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë ishin emigrantë në Greqi.

Kunata e 50-vjeçares tregon për Televizionin Klan momentin kur u njoftuan nga policia për ngjarjen.

?Nuk dinim gjë. Policia në tha se ka ndodhur një debat në fshatin Gjerbës, morën burrin në 1 e 20, edhe erdhi më tha në mëngjes se e kanë vrarë. Njoftova djemtë që në orën 1 të natës, që hapni telefonat, ku e keni mamin, çfarë ka ndodhur pse mami nuk po hap telefonin? Drita jetonte vetëm sepse burri në fund të Nëntorit ka ikur në Greqi?.

Mëngjesin e kësaj të marte familjarët e saj kanë bërë denoncimin në policinë e Mallakastrës dhe brenda pak orësh nga marrja e tij është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, ndërsa Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet.

Tv Klan

Recommended