"Kur te kthehem ne shtepi, kush do te me prese?"

  • 4 years ago
I ftuar këtë pasdite në programin ?Rudina?, ishte aktori dhe regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka.

Orgocka ka vënë në skenë mbi 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ndërsa si aktor, ai numëron më shumë se 82 role në shfaqje teatrale. Ai është i njohur edhe si regjisor i një sërë shfaqjesh teatrale shumë të suksesshme ndër to edhe ?Kopraci?, që u vu në skenë vitin që shkoi duke rikthyer si protagonist mikun e tij, Koço Qëndro.
Në studio, Orgocka ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Dhorkë Orgocka ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe mendon se po të ishte ajo gjallë, jeta e tij do ishte më e bukur dhe më e lehtë.

Recommended