Sanxhaku, fshati i harruar i Kurbinit, banorët: Dërgimi i të vdekurve në varreza sfidë më vete

  • 4 years ago
KURBIN- Fshati Sanxhak i Kurbinit edhe pse ndodhet pak kilometra larg qytetit të Laçit është lënë në harresë. Qarkullimi në këtë fshat është shumë i vështirë për banorët. Në këtë zonë nuk është investuar prej vitesh dhe rrugët e brendshme janë tërësisht të degraduara.

Kjo situatë ka vështirësuar jetesën e qindra banoreve të këtij fshati. Rruga është jashtë përdorimit dhe banorëve u duhet që të lënë makinat në hyrje të fshatit dhe ta përshkojnë rrugën në këmbë për të shkuar në banesat e tyre. Ndërsa dhe dërgimi i të vdekurve për në banesën e fundit është një sfide më vete, pasi për shkak të rrugës së degraduar automjetet e kanë të pamundura të ngjiten në varrezat e fshatit.

Recommended