Përplasja e parë mes Vitore Tushës dhe Ardian Dvoranit në KED, shkak përjashtimi i Artur Malajt

  • 4 years ago
Përjashtimi gjyqtarit Artur Malaj nga gara për drejtimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë ka përplasur për herë të parë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushën me anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin, i cili është në të njëjtën kohë është edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në dy dhjetor të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në prani të Avokates së Popullit Erinda Balanca dhe përfaqësuesit të Presidencës Bledar Dervishaj ka vendosur me shumicë votash për përjashtimin e Malajt nga gara për Inspektor të Drejtësisë. Kjo lëvizje e KED erdhi pas vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar Artur Malajn nga detyra. Vetëm 5 muaj më parë, në korrik të 2019, KED kishte vendosur lejimin e Malajt për të kandiduar, pasi gjyqtari ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut. Por, vendimi i Kolegjit detyroi KED të korrigjonte këtë vendim, duke e shfuqizuar.

Ndërkaq, nga vendimi i arsyetuar, rezulton se anëtarja e KED Vitore Tusha së bashku me Erion Roshin janë pozicionuar pjesërisht kundër vendimit të KED për mënyrën e përjashtimit të Malajt nga gara. Vitore Tushe nuk bie dakord me pjesën arsyetuese të vendimit. Sipas saj, KED nuk duhet ta shfuqizonte vendimin e korrikut 2019 për lejimin e Malajt që të vazhdonte garën, [asi ky vendim, në kohën që është marrë ka qenë i ligjshëm. Në arsyetimin paralel, Tusha thekson se KED vetëm duhej të ndërpriste vetëm procedurën e vlerësimit të kandidatit. ?...nëse ecet në këtë linjën e arsyetimit të shumicës, duhet të mbahet parasysh edhe fakti që vendimi i lejimit të kandidimit në kohën e nxjerrjes së tij ka qenë i ligjshëm dhe në këto kushte shumica duhet të kishte parasysh edhe nenin 116 të K. Pr. Administrative sipas të cilit përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligjit, një akt administrativ i ligjshëm nuk mund të shfuqizohet... Prandaj zgjidhja më e drejtë juridike do të ishte vetëm ndërprerja e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj...?.

Recommended