Aksidentet, radarë dhe në qytet/ Sot nis monitorimi, gjobitja do jetë automatike
  • 4 years ago
Erjon Balla 36 vjeç dhe Hidaete Salliu 73 Vjeçe, të dy këmbësorë, u ndanë nga jeta pasi u bënë pjesë e një aksidenti ku u përplasën dy makina. Në këtë aksident të rëndë, ekspertët e sigurisë rrugore i shohin në shkelje të dy drejtuesit e mjeteve.


Eksperti Ziçishti, po ashtu thotë se mungojnë edhe sinjalizimet.

?Duhet të sinjalizohet për kthim. Lejohet apo jo kthimi nga e djathta në të majtë. Tabela e këmbësorëve është vendosur pingul me vijat e bardha, që duhet të ishin disa metra më përpara.

Të dy drejtuesit e mjeteve të cilët u arrestuan pas ngjarjes Edmond Murati dhe Etjon Lazri, duhej që të shtunën të përballeshin me masën e sigurisë në gjykatë, por seanca u shty për të dielën për shkak se prokuroria nuk kishte paraqitur kërkesën.

Pas kësaj ngjarjeje, burime të policisë bënë me dije për Top Channel, se prej të shtunës, rrugët e Tiranës do të monitorohen me radarë të tipit TrueCam. Këtij radari, i fiksohet një shpejtësi e caktuar mbi atë të lejuarën në rrugë, dhe të gjithë ata që do të ecin mbi këtë normë do të gjobiten automatikisht.

E po ashtu, mbrëmjen e së premtes, gjatë kontrolleve të policisë në autostradën Tiranë-Durrës, u arrestuan dhjetë drejtuesish mjetesh, 6 pa leje drejtimi dhe 4 në gjendje të dehur.

Limit në këtë rrugë është 90km/h, por për disa shoferë nuk ka mjaftuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksident#Radar#TopChannel
Recommended