SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane. Ali Khamenei: Prisni hakmarrje të ashpër
  • 4 years ago
Një prej liderve kryesorë të ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani, është vrarë gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar të enjten në mbrëmje Pentagoni. Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane.


Dy persona raportohen të vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur pasi raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur edhe dy automjete.

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimani, ndërkohë që në profilin në ?Twitter? ka publikuar një foto të flamurit amerikan.

Gjenerali Qassem Soleimani ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deklaroi pas sulmit se ?hakmarrja e ashpër i pret kriminelët?, ndërsa ministri i Jashtëm, Javad Zarif, e quajti verpimin e SHBA-së si ?akt të terrorizmit ndërkombëtar?.

Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Iran#TopChannel