Stacioni i Trenit në Tiranë - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Udhëtimin me tren ka kohë që qytetarët e shohin si udhëtimin më të sigurt. Ky stacion i ndërtuar rreth viti 1976 ka kohë që nuk përjeton fluksin e udhëtimit të pasagjerëve. Kohët kanë ndryshuar dhe vitin e fundit janë shtuar qytetarët që udhëtojnë me tren. Stacioni i trenit në Tiranë funksionon në ditë për 5 linja hekurudhore ku udhëtojnë gjithsej 10 trena me 6 vagonë secili. Ndryshimi i sezoneve rrit edhe fluksin e qytetarëve ku vëra shënon numrin më të madh të tyre. Për raste të tilla shefi i stacionit të Tiranës Qemal Basha sqaron.

Qemal Basha:- ?Me shtimin e fluksit të udhëtarëve ne shtojmë vagonat?.

Problem më vete përbën edhe siguria në tren. Ka raste që kjo siguri varet nga factor të jashtëm. 250 lekë të reja për të shkuar në Pogradec dhe 210 lekë të reja për Tiranë - Vlorë. Kush nuk ka mundësi ekonomike dhe sakrifikon 5-6 orë udhëtim ka zgjedhur trenin si mjetin më të sigurt për të shkuar në shtëpi.

Perveç stacionit i cili është i pastruar çdo ditë trenat të cilat u përkasin rretheve janë në këtë gjendje. Akoma vendet e uljes janë të grisur, akoma ka xhama të thyer. Në 10 Janar linjës së Pogradecit i erdhi ky tren i ri, ndërsa trenat e tjerë u përkasin viteve 80./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti