Report TV -Dëbimi i Harun Çelik/ Mmediat turke: Mësuesi 'Gulenist' u kap në Tiranë

  • 4 years ago
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth Harun Çelik i cili është dëbuar në Turqi vetëm pas orë pasi ai u la i lirë nga qelia e burgut, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës. Sipas Asgjencisë shtetërore të lajmeve turke, Anadolu Agency ku kanë postuar edhe një video të ndalimit të mësuesit turk, thuhet se operacioni për ndalimin dhe më pas deportimin e tij në Turqi është bërë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT).

42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe vendimin e gjyqtares, Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik i cili duke përfituar nga pranimi i gjykimit të shkurtuar ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim. Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht është dënuar me 13 muaj burg. Vujatja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019. Vendimi i gjykatës paraqet edhe deklarimet e shtetasit Harun Çelik para autoriteteve shqiptare, ku ai ka pretenduar se, ?në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t?i gjendej një dokument për t?i mundësuar udhëtimin për në Kanada?.

Recommended