Te fundit e 2019-s dhe te paret e 2020-s, Rama u dorezon bonusin bebeve

  • 4 years ago
Viti 2020 nisi mbarë. Dy bebe lindën në minutën e parë të vitit 2020. E para është një vajzë që do të mbajë emrin Emeli, ndërsa i dyti një djalë që do të quhet Reis. Të dy fëmijët gëzojnë shëndet të plotë, ashtu si nënat e tyre.
Këtë të mërkurë u vizituan edhe nga kryeministri Edi Rama. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ai u dorëzoi atyre bonusin e bebeve që ka hyrë në fuqi që nga 1 Janari i vitit të kaluar.
?Erdhët me këmbë të mbarë. Gëzuar?, tha Rama.
Ndërkohë kryeministri u ndal edhe tek fëmijët e fundit të lindur në vitin 2019. Ai u dorëzoi edhe atyre bonusin.
Kryeministri u ndal edhe te Ersela, nëna e cila solli në jetë fëmijën e pestë të saj. Kësaj here sepse bëhej fjalë për fëmijën e fundit të 2019-s. Me ligjin e ri të qeverisë, bebja përfiton 120 mijë lekë.
?Ky ka 1 milionë e 200 mijë. Është një bos. Gëzuar edhe 100. Të rrojnë të pestë?, tha kryeministri.
Ndërkohë, ministrja Manastirliu bëri të ditur se që prej vitit 2019, 37.181 familje kanë mundur të përfitojnë bonusin e bebes më politikën e re të qeverisë./tvklan.al