Marin Mema, njeriu i vitit/ Më i votuari bashkë me imamin Elvis Naçi dhe zjarrëfikësin Luan Kapaj
  • 4 years ago
Sondazhi traditë i Top Channel për njeriun e vitit nxorri si fitues me më shumë vota gazetarin e ?Gjurmë Shqiptare? Marin Memën. Ai së bashku me shoqatën rrënjë shqiptare kanë arritur të grumbullojnë një shifër të konsiderueshme parash për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit.


Lista pason me vendin e dytë Elvis Nacin, imamin që drejton fondacionin bamirës Firdeus dhe që ka arritur të mbledhë disa miliona euro për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara.

Në vendin e tretë është renditur Luan Kapaj, zjarrfikësi hero nga Vlora që shpëtoi jetën e dy personave nën rrënojat e Pallatit 6 katësh.

Në listën e propozuar nga Departamenti i Informacionit të Top Channel kanë qenë edhe Alvin Berisha, vogëlushi i mbetur i burgosur në kampin famëkeq të AL Howl në Siri pasi nëna e tij u vra. Arben Cara, zjarrfikësi që humbi 7 familjarë në Thumanë, teksa ishte në krye të detyrës duke shpëtuar jetë në ish hotelin Vila Palma në Durrës. Luljeta Bozo, profesoresha e inxhinierisë që i dha dritë e shpresë shqiptarëve. Arbër Hajdari, drejtues i Fundjave Ndryshe . Nga Kosova kemi zgjedhur fituesin e zgjedhjeve të fundit, Albin Kurtin kreun e Vetëvendosjes. Po ashtu Serena Leka, shqiptarja që mori çmimin e parë në samitin botëror të inovacionit. Dua Lipa, shqiptarja e parë që fitoi çmimin Grammy apo Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila vizitoi Shqipërinë pas tërmetit dhe premtoi rindërtimin e dy shtëpive dhe një shkolle.

Këto janë shifrat finale të votimit të publikut për Njeriun e Vitit:

Një pjesë e mirë e propozimeve tona u përcaktuan sidomos pas ngjarjes më tragjike të vitit, tërmetit të 26 Nëntorit. Prandaj edhe shqiptarët e propozuar janë nga treva të ndryshme, ashtu sikurse solidariteti dhe ndihma ishte e madhe përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NjeriuVitit#TopChannel
Recommended