Ora News - PD: Shpërthimi për prishje pazaresh mes kryebashkiakut dhe ish-shoferit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike reagoi pas shpërthimit me granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Duke e konsideruar një pasqyrë të drejtimit të vendit nga kryeministri Rama, PD tha se shpërthimi ndodhi për shkak të prishjeve të pazareve mes Tushes dhe ish-shoferit të tij Gëzimi Saraçi, duke i akuzuar se ndanin bashkë para nga droga e prostitucioni.

Ndërsa shtoi se Saraçi ka financuar fushatën elektorale të Tushes dhe ishte njeriu më i besuar i tij.

Partia Demokratike: ?Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjes është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.

Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij.?

PD shtoi se ngjarja e rëndë është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës.

Partia Demokratike: ?Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë.

Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsionit dhe për t?u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ndane-bashke-para-droge-e-prostitucioni-pd-shperthimi-prishje-pazaresh-mes-kryebashkiakut-dhe-ish-shoferit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended