Wake Up/ Heronjtë e çdo dite, në punë edhe me 31 dhjetor

  • 4 years ago
Në ditë të zakonshme të gjithë ne harrojmë që ata ekzistojnë, ose kujtohemi për ta vetëm kur na bie halli. Ne sot 'ia dedikojmë një pjesë të programit pikërisht atyre; policëve, zjarrfikësve dhe mjekëve të cilët përveçse janë heronjtë e heshtur të ditëve tona të jashtëzakonshme, janë po aq të heshtur edhe çdo ditë të zakonshme feste, teksa u duhet të jenë në krye të detyrës në vend që të jenë duke festuar me familjarët e tyre. Dr. Skënder Brataj, drejtues i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore na tregoi se në 90% të rasteve ka qenë në punë natën e ndërrimit të viteve duke u privuar nga festa familjare. Sofie Hysaj, e para grua në sallën operacionale në Shqipëri por edhe në Ballkan. Prej 17 vitesh pjesë e Shërbimit Zjarrfikës na tregoi se çfarë ndodh kur të gjithë janë ulur përreth tavolinës për të pritur ndërrimin e viteve, ndërsa ajo mungon në shtëpi. Taulant Gjoka, shefi i trafikut urban në Tiranë ka qenë thuajse përherë në krye të detyrës në natën e ndërrimit të viteve. Taulanti na tha se ka një vajzë 4 vje?e e cila quhet Katalea dhe një djalë 4 muajsh që quhet Itan. Vajza e tij, para disa vitesh ka qenë imazh i uniformës së re të policisë. Ai shprehet se vajza është rritur thuajse në mungesë të babait për shkak të këtij profesioni dhe ka gjasa që kështu të ndodhë edhe me djalin. Taulanti, thuajse ?do fundvit është në detyrë për shkak të masave që merr policia apo të incidenteve që ndodhin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended