Ora News - Rama: Shengeni rajonal domosdoshmëri historike, nuk e dëmton Kosovën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë se shengeni ballkanik nuk e dëmton Kosovën. Në videomesazhin për fundvit, kreu i qeverisë tha se ky shengen është domosdoshmëri historike.

Ai tha se kjo nismë nuk sjell asgjë të re në aspektin e marrëdhënieve politike mes Serbisë e Kosovës dhe as në aspektin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Serbisë në raport me Kosovën.

Sipas kryeministrit, ka qenë vetë ai që ka bindur Serbinë që mos e kushtëzojë tryezën me asgjë që na ndan Shqipërinë me Serbinë dhe Kosovën me Serbinë.

Rama: Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike sot, kur beteja jonë, por jo vetëm e jona, shqiptarëve, por edhe e krejt vendeve të këtij rajoni është zgjerimi i hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet veç ata që nuk duan të shohin apo s'dinë ta lexojnë nuk e kuptojnë që shengeni rajonal është rruga e vetme për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejnë barrierën kufitare mes vetit dhe të garantojnë liri të plotë lëvizje mes të dyja shteteve për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitale. Shengeni rajonal nuk sjell asgjë të re në aspektin e marrëdhënieve politike mes Serbisë e Kosovës dhe as në aspektin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Serbisë në raport me Kosovën. Qëndrimi ynë në këtë drejtim as ka lëvizur dhe as nuk lëviz. Ne jemi një dhe kemi të njëjtin qëndrim. Pikë!

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-shengeni-rajonal-nuk-e-demton-kosoven-domosdoshmeri-historike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended