Celularët dhe droga, kërkohen më shumë në Burgun e Shutkës

  • 4 years ago
Droga, armët e ftohta dhe celularët janë malli më i kërkuar në Burgun e Shkupit. Në raportin e këtij viti janë evidentuar një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të narkotikëve, mjeteve të forta të mprehta dhe telefonave celularë. Megjithëse, nga drejtoria e burgut nuk saktësuan sasitë e konfiskuara, pranojnë se futja e gjërave të palejuara brenda qelive mundësohet nga korrupsioni. Jo zyrtarisht, mësojmë se futja e një celulari brenda burgut paguhet deri në 500 euro. Drejtori Esad Rahiq tha se janë marrë masa, por sipas tij, pazari ndërmjet të burgosurve dhe gardianëve nuk mund të ndalohet 100%.

Recommended