Aksion i Prokurorisë, kërkohet një Anëtar i Këshillit Gjyqësor i dyshuar për legalizim të paligjshëm

  • 4 years ago
Në Tetovë ishte legalizuar një objekt, që nuk ka ekzistuar. Nën hetim nga Prokuroria e Krimit të Organizuar është anëtari aktual i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofilovski, i cili dyshohet për shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit së bashku me shtatë persona të tjerë. Sipas prokurorisë, ata dëmtuan buxhetin për 860,000 euro, duke shitur një truall prej 4,410 m2, shoqatës "Luboten Tetovë" për 43 denarë për metër katror, ose gjithsej rreth 188,000 denarë.

Recommended