Wake Up/ Altin Basha: Kush ishin aktorët që qanë me rikthimin në Portokalli

  • 4 years ago
Prej shumë vitesh, pjesë e traditës së fundvitit është edhe spektakli më i madh i humorit "Portokalli". Shikuesit shqiptarë, në të gjithë botën do të mund të kalojnë disa orë argëtim me aktorët më të mirë të humorit. Disa nga personazhet më të spikatur të sezonit do të vijnë në këtë natë speciale. Por sikurse edhe ju e keni parë në ekranin e "Top News" por edhe kudo nëpër portale, mbrëmjen e nesërme në ekranin e Top Channel do të rikthehen të paktën 15 personazhe të njohur që e kanë nisur karrierën ose kanë spikatur në "Portokalli". Jo më kot edhe emri i përzgjedhur për këtë spektakël të fundvitit është "Sweet Home". Pra, një rikthim në të ëmblën shtëpi, ashtu si dikur. Disa nga emrat që rikthehen janë: Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Amarda Toska, Marjana Kondi, Eneda Tarifa, Gent Hazizi, Gent Bejko...etj. Disa nga risitë dhe surprizat e mbrëmjes së nesërme na i zbuloi regjisori Altin Basha, i cili na tregoi edhe se kush ishin aktorët që u përlotë nga emocionet e rikthimit pas shumë vitesh mungesë në skenën e Portokallisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended