Ora News - "Stadiume në të gjithë Shqipërinë", Duka zbulon projektin e radhës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ndërtimi i impianteve të reja sportive është projekti i radhës për Federatën Shqiptare të Futbollit. Diçka të tillë e ka pohuar kreu i lartë i FSHF, Armand Duka, i cili në "Ora Sport" tha se dëshirojnë që të ndërtojnë 100 mini-stadiume në të gjithë Shqipërinë.

"E kemi thënë edhe më parë se Shqipëria ka shumë më shumë nevojë për impante të reja. Është e vërtetë që kemi bërë hapa të rëndësishëm. Të mos i kthehemi investimeve në rindërtimin e stadiumeve, ndërtimin e fushave, ndërtimin e fushave të stërvitjes, ndërtimit të stadiumit të Elbasanit, Shkodrës, stadiumi kombëtar në Tiranë apo ai që po ndërtohet në Kukës, por ka nevojë akoma shumë më shumë.

"E keqja e Shqipërisë është sepse pothuajse është një aktor, një aktor që nuk e ka detyrë ndërtimin e stadiumeve dhe terreneve të reja sportive, që është Federata Shqiptare e Futbollit. Fatmirësisht apo fatkeqësisht, Federata ka bërë gabim apo mirë duke dhënë përshtypjen se është ajo që ndryshon infrastrukturën. Përkundrazi duhet ta ndryshojnë vetë klubet, vetë pushtetet vendore, vetë pushteti qëndror dhe vetë politika që ndjek vendi për ta shtuar këtë infrastrukturë sportive. Investimi në sport nuk është një investim, një gjë e hedhur kot, por është një investim që kthehet si në gjithë gjërat e tjera.

"Domethënë nuk është thjeshtë një donacion. Përveç rasteve të bashkëpunimit sporadik mes shtetit shqiptar dhe Federatës në ndërtimin e stadiumeve të Elbasanit, të Shkodrës apo Kukësit nuk ka një politikë të qartë për ndryshimin e infrastrukturës në Shqipëri. Dhe për të arritur Shqipëria për të qënë një vend me futboll të shëndetshëm dhe me baza të sigurta duhet ta dhjetëfishojë nga pikëpamja e invertarit të infrastrukturës. Për këtë ne kemi ideuar një projekt me qeverinë shqiptare që të ndërtojmë 100 fusha me bar natyral në të gjithë Shqipërinë. Një projekt që e kërkon patjetër bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit dhe të vetë pushtetit vendor. Dhe i përkthyer në numra nga ajo që ne kemi propozuar i këtyre 100 fushave apo i këtyre mini-komplekseve ka një kosto prej 200-200 e ca mijë euro për një impiant.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/stadiume-ne-te-gjithe-shqiperine-duka-zbulon-projektin-e-radhes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended