Greqi trafik droge, kapen shqiptarët - (21 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Arrestohen 12 veta në Athinë dhe në Pire për trafik droge. 12 veta për të cilët dyshohet se janë implikuar në një trafik droge, 9 shqiptarë, 2 grek dhe 1 tanzanian, u arrestuan sot afër Athinës dhe në Pire, njofton policia greke. 6 shqiptarëve që ndodheshin në periferi të Athinës, ju gjendën 13.5 kg kanabis, 540 g kokainë dhe afro 700 g heroinë.

Njëri prej tyre Dhimitër Mema, 30-vjeç nga jugu i Shqipërisë, i konsideruar nga policia si kryetar i bandës ju gjet një librez kursimi në një bankë greke, në shuma të mëdha dhramish të depozituara këto dy muajt e fundit.

Taulant Zani 27 vjeç njëri nga të shqiptarët, ishte dënuar në greqi me 14 vjet burg si bashkëfajtor në vrasje dhe vjedhje. Ai ishte dëbuar kohët e fundit sepse e kishte kryer gjysmën e dënimit. Këta të 6 do të dalin nesër përpara prokurorit të Athinës. 3 shqiptarët e tjerë, një tanzanian dhe një grek u arrestuan në Pire me 200g heroinë dhe një sasi të vogël hashashi./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended