Lufta me 'kasapët'/ Nëna e 16-vjeçarit: Policët grekë hynë 500 m në kufirin shqiptar

  • 4 years ago
Tre ditë më parë policia greke njoftoi se në qytezën e Filatit gjatë një operacioni kapi dy shqiptarë, xhaxha e nip, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzohen se vidhnin bagëti përtej kufirit, i thernin dhe i transportonin me mushka drejt Shqipërisë për të shitur më pas mishin.

Gjatë operacionit pati edhe shkëmbim zjarri, ndërsa një polic grek u plagos nga të shtënat me armë gjahu nga njëri prej shqiptarëve. Të arrestuarit Sulejman Ismaili 46-vjeç dhe nipi i tij janë nga fshati Janjar i Konispolit, ndërsa nëna e 16-vjeçarit ka reaguar në emisionin "Shtypi i ditës dhe Ju" në Report Tv duke treguar të vërtetën sipas saj për ngjarjen, duke akuzuar policinë greke se u fut 500 metra në kufi në Shqipëri duke kapur edhe djalin e saj.Për këtë ajo thotë se ka edhe prova, pasi xhupi i njërit prej policëve grekë që ishin në operacion ka mbetur në pronën e saj ku mban lopët. Majlinda Ismaili shprehet se djali i saj ishte me lopët e tij, kur policia greke ndërhyri për ta prangosur, sipas saj pa të drejtë, ndërsa shton se e dhunuan në sytë e saj. E ëma thekson se e gjitha ka qenë një ngatërresë, pasi djali i saj nuk ka lidhje me bandën e hajdutëve, por e kanë kapur gabimisht. Ajo kërkon drejtësi dhe bën thirrje për lirimin e djalit, që është i arrestuar në Greqi.

Recommended