'Prokurorët i kontrolluam'! PD i përgjigjet KLP-së: Drejtuesi i SPAK dhe Dumani të japin dorëheqjen

  • 4 years ago
TIRANE-Partia Demokratike i është përgjigjur Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi mori në mbrojtje drejtuesin dhe prokurorët e zgjedhur nga SPAK-u pas akuzave nga selia blu. E ndërsa akuzon Gent Ibrahimin si militant të PS-së, PD-ja thotë se "KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike?". Gjithashtu selia blu, shprehet se "KLP ka detyrimin të informojë opinionin publik, nëse Altin Dumani takoi Ulsi Manjën një ditë para se të zgjidhej drejtuesi i SPAK-ut".

Përballë kësaj situate të krijuar, Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, "prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshmëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK". Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi sot duke marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK-ut pas akuzave publike të Partisë Demokratike, disa medieve, por edhe në rrjetet sociale për disa prej prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion

Recommended