Fajtorët e fshehur të rrugës! 'Kokëfortësia' e këmbësorëve shkaktoi 207 aksidente në 2019

  • 4 years ago
TIRANË - Jo vetëm drejtuesit e makinave, por edhe këmbësorët janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve që po përgjakin çdo ditë rrugët e Shqipërisë.

Referuar INSTAT, nga muaji janar deri në nëntor, 207 aksidente kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve në rrugë. ReportT V bëri një vëzhgim në disa prej akseve të kryeqytetit ku mosrespektimi i sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit rrugor ishin të shumta.

Për ekspertin e aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, shkeljet e evidentuara nga sjellja e qytetarëve tregojnë se ato nuk janë të edukuar me sinjalistikën.

?Tek ne qytetarët nuk janë të edukuar me sinjalistikën rrugore dhe e përmenda se nuk kemi akoma shkallën e ndërgjegjes ku fillon e drejta e tyre. Pra ai mendon se ka të drejtë të kalojë, por e drejta është e drejtuesit të mjetit. Pra ne duhet të rregullojmë raportin e të menduarit. Pra ku fillon e drejta jonë dhe ku mbaron e drejta jonë , ku fillon e drejta e tjetrit. Kjo rregullohet me sinjalistikën rrugore", tha Hoxha.

Ndërkohë Shefi i Sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismaili tha se 26% e aksidenteve rrugore në vitin 2019 kanë ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave nga këmbësorët.

?Një impakt mjaft negativ i ngjarjeve rrugore , 26 % i tyre kanë ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave nga këmbësorët. Ndoshta janë masat më të pakta se ndaj drejtuesve të mjeteve por, në si drejtori kemi dhënë orientim që të shtohen masat ndaj këmbësorëve. Ka pasur një hezitim lidhur me mënyrën e vjeljes së gjobave mirëpo tani me daljen e regjistrit të adresave kjo është bërë e mundur që çdo person në bazë të dokumentit të identifikimit që ka me vete mund të ndëshkohet për shkelje të rregullave?- u shpreh shefi i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismaili.

Shpesh herë policia rrugore ka ndërmarrë fushata sensibilizues dhe ndërgjegjësuese për këmbësorët me qëllim përmirësimin dhe minimizimin e aksidenteve. Krahas kësaj, policia rrugore ka edhe një plan për shtimin e masave ndëshkuese ndaj këmbësorëve ku deri tani janë ndërmarrë 3200 masa administrative.

Recommended