Ende pa marrëveshje! Konstituohet Kuvendi, mbahet sot seanca

  • 4 years ago
Sot do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës në ora 15:00, ndërsa dy partitë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të jenë në Kuvend pa marrëveshje për bashkëqeverisje.


Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet dy partive të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, në seancë pritet të bëhet vetë betimi i deputetëve.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka bërë të ditur se në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të shkojnë pa dakordim për marrëveshjen qeverisëse. Ai ka shtuar se çështjen e presidentit duhet lënë për më vonë.

?Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Dihet se LVV si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë dhe kësisoj LDK e ka kryeparlamentarin dhe LVV i ka dy nënkryetarët e Kuvendit?, tha ai.

Kurti ka propozuar që çështja e postit të presidentit të mbetet për më vonë, por nëse partneri i koalicionit të mundshëm qeverisës LDK insiston për marrjen e këtij posti, atëherë sipas tij Lëvizjes Vetëvendosje duhet t?i shtohet edhe një ministri ? ajo e Punëve të Brendshme.

?Nominimi i LDK-së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtë partiak, kurse të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i LVV-së.

Ai ka përmendur edh epikën e tretë, e cila ka të bëjë me kërkesën e LDK-së që MKRS të ndahet, me ç?rast kultura dhe rinia i kalojnë MASHT-it, ndërsa Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë.

?Pakicat jo serbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakicat serbe Ministrinë për Komunitete?, tha ai.

Kurti ka përmendur se gjatë bisedimeve të deritanishme ka bërë katër kompromise derisa LDK-ja asnjë.

?Programi im qeverisë është 50 për qind nga ai i LDK-së, zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga radhët e LDK-së, pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së, e cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato, pasi që insistonte që medoemos të zgjidhte e para?, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe rreth ofertës së fundit të LVV-së për LDK-në, për të cilën tha se ishte koncesioni i pestë i LDK-së.

?Përtej kësaj ndryshe nuk mundemi, nuk duam dhe s?kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues?, tha Kurti.

?Pritja i kushton shtetit, por detyrohemi të presim pasi nuk dëshirojmë zgjedhje të reja?, ka thënë ai.

Për mos ujdi me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje është shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka...

Recommended