Ora News - Amnistia, nuk përfitojnë përsëritësit apo funksionarët publik

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Përveç të dënuarve që përfitojnë lirim nga qelia apo ulje të dënimit nga Amnistia e qeverisë për fundvit, një tjetër kategori që preket nga ky vendim janë dhe personat nën hetim apo gjykim të cilet janë akuzuar për vepra penale që rrezikojnë dënim deri në dy vite burg.

Kjo është e parashikuar në në nenin 5 të projektligjit për Amnistinë ku është përcaktuar se pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetime paraprake, për çështjet në proces shqyrtimi në seancë paraprake ose në proces shqyrtimi nga gjykatat në të gjitha nivelet, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe procedimi, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.09.2019, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë.

Edhe në këtë kategori ka përjashtime, që kanë bëjnë me vepra e penale që konsiderohen nga Kodi Penal si tejet të rënda.

Kështu në draft është parashikuar që ?nuk përfitojnë nga ky nen personat, që i janë shmangur ndjekjes penale apo procesit hetimor të kryer nga organi procedues deri në datën 30.09.2019 ose personat përsëritës të së njëjtës vepër penale?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/amnistia-nuk-perfitojne-perseritesit-apo-funksionaret-publik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended