"Mami ne jemi te forte, kemi marre nje shpate dhe po luftojme"

  • 4 years ago
Sot është Krishtlindje dhe emisioni ?Historia ime? ka vendosur që ditën e sotme t?ju gjendet pranë fëmijëve që janë të shtruar në pavionin e Onko-Hermatologjisë pediatrike në QSUT, për t?ju ofruar mbështetje dhe dashuri. Për shkak të problemeve të tyre shëndetësore, festat i kalojnë në spital dhe jo në shtëpitë e tyre. Me lodrat e dyqanit ?Shtëpia e Lodrave?, fëmijët përjetuan një gëzim të madh dhe pavarësisht se shëndeti i ka penalizuar, buzëqeshja dhe shpresa për të ardhmen vërehet në fytyrën e tyre.

Aleksandri është 10 vjeç dhe është njëri prej fëmijëve që është shtruar prej dy javësh në këtë pavion. Ai është diagnostikuar me leuçemi dhe mjekët i kanë thënë për të shkuar për një mjekim më të specializuar drejt Italisë. Nëna e tij shprehet se e kanë të pamundur nga ana financiare sepse edhe ajo para dy vitesh ka qenë e sëmurë dhe terapitë, mjekimi i kanë varfëruar ekonomikisht.

Recommended