“Minishengeni” ballkanik, Rama: I pakuptueshem refuzimi i Kosoves

  • 4 years ago
Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë për takimin e tretë rajonal në kuadër të samitit të ?Minishengenit? Ballkanik. Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama, Zaev, Vuçiç dhe Gjukanoviç dolën në një konferencë për mediat.

Kreu i qeverisë shqiptare në fillim të fjalës së tij i shprehu falenderimet vendeve të rajonit për angazhimin e tyre pas tërmetit të 26 Nëntorit.

?U jemi shumë mirënjohës të gjithë trupave të kërkim-shpëtimit, apo edhe të gjithë individëve apo grupeve që erdhën nga Mali i zi, Serbia, Maqedonia e Veriut për të asistuar Shqipërinë, popullin e prekur në zonën ku goditi fort tërmeti dhe për të shpëtuar, bashkë me të tjerët jetë njerëzish është diçka që do mbetet e mbresuar gjithmonë në kujtesën tonë dhe nga ana tjetër është shembull kuptimplotë i faktit se ndajmë së bashku fatet tona në një territor, në një hapësirë ku jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë për fëmijët tanë?, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se refuzimi i ftesës nga ana e Kosovës është e pakuptueshme. Kreu i qeverisë sonë tha se nisma nuk i imponohet askujt dhe nuk ka kushte. Ajo është gjithëpërfshirëse dhe sipas Ramës dhe nuk do të ndalet.

?Dua ta them se nuk do të lodhem së përsërituri që kjo nismë nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse, nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar në Tiranë siç ishin të ftuar edhe në takimet e mëparshme të gjithë dhe më lejoni ta them hapur se për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën. Ne jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes një të shkuare që na ndan dhe një të ardhme që na bashkon. Bindja ime e thellë është që i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e shprehur nga gjitha vendet për t?u bërë pjesë e familjes europiane duke bashkuar forcat për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të krijuar në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen katër lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Plagët e së shkuarës nuk kurohen me helm dhe me acid, por me ilaçe dhe ilaçet nuk jemi të ftuar që t?i shpikim, por mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme dhe se si dialogu i ka çuar popujt përpara. Asnjëherë në asnjë rast historia nuk tregon se vetëpërjashtimi, vetëizolimi , mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera?, tha Rama./tvklan.al

Recommended