Ora News - Vlorë, eksploziv makinës së prokurorit Albert Kuliçi, dosjet e nxehta që po hetonte

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Makina në pronësi të Prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi u hodh në erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 21 dhjetor 2019

Ngjarja ndodhi rreth orës 03 00 të mëngjesit, ndërsa mjeti ishte i parkuar në rrugicat e lagjes 28 Nëntori.

Siç tregojnë pamjet, shpërthimi ka qenë i fortë pasi pjesët e makinës janë shpërndarë në një zonë të gjerë.

Por fatmirësisht për shkak të orës së vonë, nuk pati persona të lënduar.

Dyshimet e para janë se ngjarja është një paralajmërim për Albert Kuliçin dhe dyshohet se mund të ketë lidhje me detyrën e tij si prokuror.

Dosjet e nxehta te prokurorit

Prokurori Albert Kuliçi ka hetuar disa nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit në qytetin e Vlorës.

Së fundmi ai hetoi skandalin e tjetërsimit të pronave në Karaburun e Zvërnec ku ka kërkuar dënimin e biznesmenit Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë lokalë.

Më hërët ai ka drejtuar hetimet për koncensionin e parkimeve dhe cështjen ndaj ish kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika.

Deshmia

Vetë prokurori u pa në vendngjarje mëngjesin e se shtunës, por nuk pranoi të bëjë komente para medies.

Në vijim ai pritet të japë dëshminë e tij para grupit të posacëm hetimor që është ngritur për të hetuar sulmin në makinën e tij.

Hetimet do të kryhen nga prokuroria e Vlorës, për shkak të shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe krijimit të SPAK.

Në funksion të identifikimit të autorëve, grupi hetimor mësohet se ka marrë pamjet e sigurisë së objekteve në zonë.

Prokurori Albert Kuliçi ende nuk ka dalë në procesin e vettingut.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-shperthen-makina-e-prokurorit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended