Komisioni i Paktit të Stabilitetit - (8 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një javë përpara konferencës së donatorëve në Bruksel, kryeministri Meta dhe disa ministra të tij, do të raportojnë në parlament për projektet shqiptare të paktit të stabilitetit. Komisioni i posaçem i paktit, i kryesuar nga kryetari Nano, ka propozuar hartimin e rezolutës në përkrahje të projekteve shqiptare të paktit të stabiitetit. Askush s?mund të përfaqësoj shqipërinë me qëndrime personale tha Nano. Deputeti Lesi ka deklaruar se demokristiani Bushati kërkon nivel të lartë dialogu dhe përfaqësimi me paktin e stabilitetit.

Sipas Lesit nga reformatorët Ylli Vejsiu, kërkon postin e nënkryetarit në këtë komision. Gjithashtu Lesi ka paralajmëruar krijimin e grupit te ri parlamentar indipendent prej 7 deputetësh.

Nano ka ftuar Partinë Demokratike të zërë 3 vendet e saj në komisionin e paktit. Ai tha se ka nisur bashkëpunimi i komisionit parlamentar shqiptar të paktit të stabilitetit me komisionet homologe në vendet europiane./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame