Prezantohet kreu i sapozgjedhur i SPAK

  • 4 years ago
Kreu i sapo zgjedhur i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja është prezantuar zyrtarisht përpara anëtarëve të këtij institucioni. Ai premtoi se do të krijojë një skuadër të fortë dhe se tashmë është koha e punës dhe jo e fjalëve.

?Kemi shumë punë për të bërë. Do të bëjmë një skuadër të fortë dhe do ta drejtoj me kompetencë. Koha është për punë, nuk kemi shumë llafe. Dhe do fillojmë nga puna.?

Në prezantim ishte edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi që paralajmëroi një punë intensive të SPAK-ut qysh në muajt e parë të 2020-s.

?Prokurorët e SPAK fillojnë sot detyrën. Kraja është në krye të detyrës dhe të gjithë mund të shkojmë të festojmë të qetë festat me vetëdijen se fillimviti do të jetë intensiv për të gjithë ne në frontet përkatëse të punës?.

Edhe pse 8 prokurorët e SPAK janë betuar në Presidencë dhe tashmë kanë nisur punën, shumë procese gjyqësore nuk po zhvillohen. Më shumë se 160 dosje që janë transferuar nga Krimet e Rënda tek SPAK, por ende nuk kanë përfunduar në duart e prokurorëve speciale pasi pritet hedhja e shortit.

Tv Klan

Recommended