Artan Hoxha tregon çfare detyre ka mbajtur prokurori Kraja ne vitin 2001

  • 4 years ago
Prokurori Arben Kraja u zgjodh sot drejtuesi i SPAK, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ai është më i vjetri në moshë nga të gjithë anëtarët e tjerë të SPAK dhe me eksperiencë më të madhe se kolegët e tjerë. Por cilat kanë qenë detyrat e rëndësishme që ka mbajtur dhe dosjet që ka hetuar ky prokuror?
I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha tregoi se Arben Kraja ka qenë drejtor i Njësisë Antikorrupsion gjatë qeverisjes së Kryeministrit Ilir Meta në periudhën 2001-2002.
Kraja është edhe prokurori që ka hetuar dosjen e rrugës ?Durrës-Kukës? ku ka qenë i pandehur Lulzim Basha.

?Është më i vjetri në moshë dhe ka më eksperiencë nga këta. Kur ka nisur punën në ?87 ka mbaruar Fakultetin Ekonnomik, e ka të dytë Juridikun. Ajo që kam parë tek Kraja, ka një veçanti, ka një pikë kontakti me këto që i quajmë ?peshqit e mëdhenj?. Në vitin 2001-2002 ka qenë drejtori i Njësisë Antikorrupsion të Kryeministrit Ilir Meta. Më mbrapa e kemi tek çështja ?Durrës-Kukës?. Vazhdimisht ka hetuar krimin ekonomik, ky është marrë kryesisht me atë sektor. Mes të gjithëve, ai më duket më elokuenti sepse ka qenë në detyra të tilla. Produkti i gjithë çështjeve që shikon sot, ne nuk kemi zyrtarë të dënuar?, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Recommended