"Muzika eshte bere per t’u ndare me njerezit"

  • 4 years ago
Genc Tukiçi është një ndër pianistët dhe kompozitorët që ka prekur me muzikën e tij skenat ndërkombëtare. Ai ka lindur në një familje, ky kryefjala ka qenë muzika dhe nuk mund të mos shkëlqente me talentin, punën dhe përkushtimin e tij.

I ftuar në emisionin ?Rudina?, Tukiçi ka ardhur së bashku me vajzën e tij Nadia. Ata kanë rrëfyer në studio marrëdhënien si babë dhe bijë, por edhe për pjesëmarrjen e tyre për herë të parë në një festival të dy bashkë.

Genc Tukiçi kthehet në skenën e festivalit të RTSH-së për herë të tretë, pas vitit 2015 dhe 2016, por këtë herë ai do të ngjitet për herë të parë në skenë krah për krah me vajzës e tij, Nadia, 18 vjeç. Kënga e tyre e kompozuar nga vetë, Tukiçi mban titullin?Ju flet Tirana? dhe është regjistruar para një viti. Ideja fillestare ishte që kënga të vinte në kuadër të festimeve të 80-vjetorit të Radios. Por, më pas vendosën që kënga të ishte pjesëmarrëse e Festivalit të 58-të të RTSH-së.

Recommended