“Termeti do te ule konsumin, investimet e huaja dhe do te preke turizmin”
  • 4 years ago
BSH: Gati të ulim interesin e lekut nëse do të këtë ndikim të thellë në ekonomi
Dëmet e tërmetit do të ndikojnë në ngadalësimin e rritjes ekonomike, por Banka e Shqipërisë thotë se deri në këto moment goditja nga kjo katastrofë nuk është e matshme për shkak se vlerësimet ende nuk kanë përfunduar. Në një konferencë për shtyp guvernatori i Bankës Qëndrore Gent Sejko shprehu gatishmërinë e Këshillit Mbikëqyrës për të reaguar me një ulje të mëtejshme të normës së interesit të lekut nëse do të jetë e nevojshme .
Edhe pse tërmeti preku disa zona të vendit, reflektimi në ekonomi do të prekë konsumin e popullatës, tkurrjen e investimeve të huaja dhe sektorin e turizmit. Guvernatori kërkoi administrim të përgjegjshëm të situatës nga autoritet publike në mënyrë që ekonomia të ndiejë sa më pak dëme.
Pavarësisht ngjarjes katastrofike, ngjarja e rëndë e 26 nëntorit për Bankën e Shqipërisë nuk ka cënuar projeksionet bazë të ekonomisë sonë dhe stabilitetin financiar. Vetë Banka Qëndrore është duke vlerësuar pasojat që shkaktoi tërmeti në sektorin bankar, pasi një pjesë e shtëpive të dëmtuara janë financuar me kredi.
Tv Klan
Recommended