"Enderroj qe mund te eci serish"

  • 4 years ago
Florida Tufa është një vajzë 28-vjeçare, që jeta e ka përballur me shumë sfida. Në moshën 5-vjeçare, nëna e saj ndërron jetë. Kur ishte në vitin e tretë në universitet, ajo mëson se vuan nga skleroza multiple. Sëmundja avancoi me kalimin e viteve dhe si pasojë, Florida prej 4-vitesh nuk mund të eci dot më.

Ka provuar shumë medikamente, por asnjëra prej tyre nuk po jep rezultat. Në muajin qershor të këtij viti, në një spital të Beogradit, Floridës i dhanë shpresë se mund të eci sërish. Ajo duhet të bëjë 3 operacione që kushtojnë 40 mijë euro, por familja e saj nuk ka mundësi ekonomike të paguajë ndërhyrjet. Florida ka shumë ëndrra që iu prenë në mes, si pasojë e sëmundjes. Në studion e ?Historia ime?, ajo ka bërë thirrje për ndihmë.

Recommended