Meta për Ora News: Me popullin do mbroj Kushtetutën sido që të vijë puna

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median deklaron se do të mbrojë Kushtetetutën së bashku me qytetarët.

?Presidenti së bashku me qytetarët do ta mbrojë Kushtetutën sido që të vijë puna, nuk tërhiqemi?

Sa I takon paketës Antishpifje, Meta u shpreh: "Të shohim si do jenë zhvillimet. Nuk mund të paragjykoj. Më pas do të veproj?

Kreu i shtetit ishte i ftuar në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës që u mbajt paraditen e sotme.

Prononcimi i plote

Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur ?anti-shpifje?. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë.

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës. Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar që t?i preket Kushtetuta me vend dhe pa vend në kohë të ndryshme duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kështu që unë besoj se Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-me-popullin-do-mbroj-kushtetuten-sido-qe-te-vije-puna

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended