Tërmeti, Rama: Krenar per qeverine

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për punën e qeverisë pas tërmetit të 26 Nëntorit. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare që u zhvillua këtë të mërkurë, kreu i qeverisë tha se askush nuk e kishte imagjinuar se shteti shqiptar do të bënte atë punë që bëri në kushtet e befasisë.

Mbi 13 mijë banorë tha Rama janë akomoduar në kushte që asnjëherë më parë nuk i ka pasur një banor i prekur nga fatkeqësia natyrore. 4132 prej tyre janë akomoduar në hotele që për standardet shqiptare janë hotele luksi, shtoi Kryeministri Rama.

?Nuk mundet të shmang prioritetin e prioriteteve që është adresimi i pasojave të fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit dhe i nevojës për rindërtimin, ndërkohë që patjetër më duhet të them dhe unë dy fjalë lidhur me ligjin kundër shpifjes. Së pari dëshiroj të shpreh edhe njëherë ndjenjën e krenarisë sime për qeverinë që unë drejtoj dhe për shumicën tonë qeverisë se për të gjithë ministrat dhe deputetët, dhe kryetarët e bashkive të angazhuar në vijën e parë qysh në orën e parë në përballimin e pasojave tragjike të tërmetit shkatërrimtar të tërmetit të 26 Nëntorit. Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar se shteti shqiptar do të arrinte të bënte atë që bëri, në kushtet e një befasie të jashtëzakonshëm ku mijëra e mijëra njerëz u gjendën në rrugë pa strehë. Në Shqipëri ka pasur fatkeqësi natyrore shumë më të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve nëpër çadra, janë harruar dhe u është dashur një kohë e tejgjatë për të rimarrë veten. Në më pak se 10 ditë, mbi 13 mijë persona janë akomoduar në kushte që kurrë më parë nuk i ka pasur një banor i Republikës së Shqipërisë pas një fatkeqësie natyrore. 4132 persona, njerëz kategorive të ndryshme sociale janë akomoduar në hotele që për standardet e Shqipërisë janë hotele luksi me të gjitha shërbimet si të ishin turistët gjermanë apo norvegjezë të ardhur në Shqipëri dhe plus me të gjithë përkujdesjen shëndetësore dhe përkujdesjen për vijimin normal të jetës së tyre duke filluar nga vijimi normal i shkollës së fëmijëve të tyre?, tha Rama, i cili shtoi se në 2020 do të përfundojë edhe rindërtimi i banesave.

Këtë të mërkurë pritet të votohet edhe projektligji për paketën anti-shpifje. /tvklan.al

Recommended