Rreze Dielli 18 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 1 - Fileto pule me spinaq dhe rikota
  • 4 years ago
Fileto pule me spinaq dhe rikota

2 fileto pule

1 dado pule Divella

2 lugë gjelle vaj ulliri

150 gr spinaq

100 gr rikota

60 gr djathë cheddar

Kripë, piper i zi, arrëmoskat

½ lugë kafe piper i kuq


Përgatitja:

Ngrohim vajin në tenxhere dhe shtojmë në të qepën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrën dhe specin pikant, i përziejmë për 2 minuta dhe më pas shtojmë kungullin të prerë në kubikë të vegjël si dhe patatet, të cilat po prapë i kemi prerë në kubikë të vegjël. Pasi t?i përziejmë për 2 minuta, shtojmë lëngun e perimeve dhe lëmë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta.

Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim kubikët me bukë për 4 minuta, shtojmë arrat e copëtuara dhe i përziejmë së bashku me bukët e skuqura për 1 minutë duke grirë edhe pak lëkurë limoni në të.

Kalojmë supën në blendet dhe shtojmë në të 1/2 e kremit të kosit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, kumin dhe piper të kuq.

Shërbejmë supën në pjatë duke shtuar mbi të kubikë buke me erëza dhe arra të pjekura. Dekorojmë supën me gjethe sherebeli. Ju bëftë mirë!
Recommended