Murrizi: O nikoqirllëkët e mëdhenj, çfarë sikleti keni me 21 Janarin

  • 4 years ago
Pas kërkesës që u bë pak muaj më parë për shpalljen e 21 Janarit, ditës së Kongresit të Lushnjes festë kombëtare, deputeti Myslim Murrizi kërkoi në Kuvend të dijë pse hezitohet që ligji të futet në rend të ditës.
Gjatë fjalës së tij në foltore këtë të mërkurë, Murrizi tha se 21 Janari i 1920-s nuk duhet të ngatërrohet me atë të 2011-s. Për anologji mori edhe 26 Nëntorin, ku në vitin 1912 u ngrit flamuri i pavarësisë dhe në 2019 ndodhi tërmet fatkeq, po në Durrës.
Ai pyeti deputetët e mazhorancës nëse vitin tjetër do të ngriohet flamuri në qytetin bregdetar, i cili ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti.
?Edhe në konferencën e kryetarëve kërkova pse hezitohet që të futet në rend të ditës, ligji i propozuar nga 27 deputetë për tu shpallur festë kombëtare 21 Janari i Kongresit të Lushnjes i 1920-s. Çfarë sikleti keni? U la detyrë që të kalohej në Komision të Ligjeve. U shty me një javë afat për t?u kërkuar mendimi i akademisë së famshme të shkencave. Nuk e di kujt institucioni tjetër do t?i kërkoni historikun e kësaj ngjarje. O zotërinj deputetë socialist, 26 Nëntori 1912 është dita kur është ngritur flamuri në Durrës dhe më 26 Nëntor 2019 është dita që ra tërmeti fatkeq, po në Durrës. Çfarë do të bëni vitin tjetër? Do ta festoni ngritjen e flamurit në Durrës më 26 Nëntor? Ça sikleti keni me 21 Janarin e 1920-s? Është dita e fillimit të parlamentarizmit shqiptar. Do vini në Lushnje me datë 21? Për çfarë? Argumenti shterpë i atyre që mbrojtët, atë dështimin që keni mbi vete të 21 Janarit të 2019- ishte që nuk paska buxhet dhe ka kosto të madhe financiare e na u shtokan ditët e pushimit. 40 ditë pushim ky Kuvend i ka bërë në Gusht, sa një leje lindje në kohë të kooperativës. Nga nesër fillon pushimet ky Kuvend dhe kthehet pas një muaji më 20 Janar, ju nikoqirllëkët e mëdhenj, ju që kursekeni një ditë pune. Ju keni festë ashureje, festë trahanaje, festë ballokumeje, keni festë pagane, kujt i shërben dita e verës? Çlirohuni nga kompleksi i mashtrimit të 2011-s, 21 Janari është ngjarje historike?, tha Murrizi.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se Akademia e shkencave ka kërkuar një rishikim për legjislacionin për festat.
?Argumentet tuaja janë armiku më i madh i miratimit të kësaj date. Edhe këtu kemi një vakum ligjor. Akademia e shkencave na ka kujtuar që nka ardhur koha të rishikojmë legjislacionin për festat kombëtare. Festat zyrtare pa dyshim që duhet të shikojmë ligjin dhe çdo dite t?i japim vlerën që i takon. Nuk është se nuk është festuar në Lushnje, Kongresi i Lushnjes. Argumenti, që iu kam, thënë është dita, kombëtare e Republikës së Shqipërisë është 28 Nëntori. Sa i përket konceptit të festave dhe ditës së memories kombëtare për ditë të caktuara hajde t?i diskutojmë. Nuk iu ka refuzuar njeri, por është një proces kur është përfshirë për fat të mirë edhe Akademia e Shkencave?, tha Balla./tvklan.al

Recommended