Grabitet shtepia e Tamara Ecclestone
  • 4 years ago
Vajzës së ish-shefit të Formula 1, Tamara Ecclestone i kanë vjedhur 60 milionë euro bizhuteri. Grabitja ndodhi në shtëpinë e 35-vjeçares në perëndim të Londrës.

Gjithçka ka ndodhur në vetëm 50 minuta. Siç duket gjithçka ka qenë e organizuar mirë. Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur modelja është larguar nga vendi për të festuar Krishtlindjet dhe kanë arritur të shmangin dy patrulla sigurie që ruajnë rezidencën përgjatë 24 orëve.

Super vila e vajzës së manajtit ndodhet në një prej lagjeve më elegante dhe të sigurta të kryeqytetit britanik dhe është e përberë nga 57 dhoma.

Tamara sipas mediave britanike është e shokuar nga ngjarja, por policia thotë se ende nuk ka të arrestuar dhe se hetimet vijojnë.

Tv Klan
Recommended