Ekspozita tek FAB, kuratori Vladimir Myrtezai: Shoqëria shqiptare duhet t’i përkrah talentet

  • 4 years ago
Ekspozita ?She does not fake it?, she just does it? e Iva Seferit është çelur këto ditë në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Artistja vjen para publikut pas një kërkimi dhjetëvjeçar për të prezantuar arkitekturën e tingullit edhe plastikën e lojës së trupit në hapësirë. Këta elementë, sipas kuratorit të ekspozitës Vladimir Myrtezai, artistja i sjell si jë metaforë e asaj çfarë nuk duket tek një qenie njerëzore, e asaj që nuk shprehet në një botë të nëndheshme, por që përbën pjesën qendrore të ndërgjegjes sonë.

?U bëra përkrahës i kësaj ideje për ta mbajtur afër, sepse kur vijnë talente në Universitetin e Arteve vijnë si grupim. Këta janë një grup për t?u mbajtur mend. U përpoqa që të bëjmë përmbledhjen e një njeriu që dashurinë më të madhe ka artin. Është në refuzim nëse i thua: A do të martohesh apo do të gjesh një punë në administratë? Këta tipa mua më tërheqin. Nuk është një personash në garë, por është një personazh që rri në vet: Unë jam, unë nuk bëj sikur?, shprehet Myrtezai.

Recommended